ZYRIH, GJENEVË DHE BAZEL – 4 Ditë me Guidë
Çmimi
Kohëzgjatja
Max Persona
Mosha minimale
Lloji i turit
Përshkrimi
ZYRIH, GJENEVË DHE BAZEL!
Programi
Dita e Parë:
Fluturimi direkt me avion Tiranë - Bazel. Nisja në orën 11:30. Mbrritja në orën 13,50. Nisja për në Basel. Shëtitje
panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër
Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit,
Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e
qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel në zonën Bazel - Mulhouse.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zyrih. Udhëtimi zgjat reth 1.5 orë. Paradite, Vizitë e qytetit, nga Quaibrücke,
Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus,
Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në Lucernë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i
Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt,
Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Pasdite, vonë Nisja për në drejtim të Bernës. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë,
në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO,ku shëtitet për
të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e sahatit me urën astronomike e
cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Nisja për në Interlaken. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Sistemimi dhe
Fjetje në Hotel pranë Interlaken.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Intelaken është qytet i bukur, ndërtuar ndërmjet dy liqeneve. Vizitohet qyteti i vjetër, duke
shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona
më e madhe e gjelbëruar në Interlaken. Nisja për në Lozanë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ky konsiderohet si kryeqyteti olimpik
botëror dhe ndalesa e parë do të jetë tek muzeu olimpik në zonën e Ushi. Më pas do të vizitohet qyteti i vjetër, pra qyteti
mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Cite, Sheshi Ripon, etj. Pasdite, Nisja për në Gjenevë. Udhëtmi zgjat rreth
2.5 orë. Vizitë në Gjenevë, që cilësohet si kryqyteti botëror i orave, duke qenë se në këtë qytet janë krijuar markat më të
mëdha në botë të orave. Ndalesë tek Kopshti anglez, ku shikohet pjesa liqenore e qytetit, Ora prej lulesh. Aty gjendet edhe
monumenti që simbolizon bashkimin e Gjenevës me konfederatën. Vazhdon vizita në pjesën e siperme, ku ndodhet qyteti i
vjetër. Monumentet më interesante të tij janë Katedralja Kalvinite e Shën Pjetrit, Muri i reformatorëve, Bashkia e qytetit,
Muzeu i Armëve Mesjetare. Vazhdon vizita në lumin Ronë, në ishullin e personazhit më të shquar të Gjenevēs, filozofi dhe
humanisti Zhan Zhak Ruso, shtatorja e të cilit gjendet në atë ishull. Në fun, vizita përfundon tek zona ku gjenden organizatat
ndërkombërare dhe do të ndalemi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku gjendet dhe simboli tepër interesant të
karriges me tre këmbë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Gjenevës.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në hotel. Transferta për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi direkt me avion Bazel -Tiranë. Nisja në orën
14.30. Mbrritja në 16.30.
Përfshihet në udhëtim
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Bazel - Tiranë.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Nuk përfshihet:
- Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- (Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.) Ne cdo rast programi zbatohet i plote.