RIMINI, VERONA, VENECIA – 4 Ditë me Guidë
Çmimi
Kohëzgjatja
Max Persona
Mosha minimale
Lloji i turit
Përshkrimi
RIMINI, VERONA, VENECIA
Programi
Dita e Parë:
Nisja nga Tirana me avion për në Venecie. Nisja më 06.50. Mbrritja në Venecie më 08.35. Nisja për në Verona.
Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche
Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti. Transfertë në Hotel pranë Venecies. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale,
Bazilika San Marco etj. Fjetje në Hotel
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në San Marino. Vizitë në San Marino: Kështjella dhe rrugicat karakteristike në San
Marino. Kthimi për në Rimini. Vizitë e Monumenteve kryesore në Rimini: Ura Tiberius, Arch Augustus, Sheshi Tre Martiri,
Piazza Cavour, Tregu vjetër i peshkut, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në Aeroportin e Riminit. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 17.50.
Mbrritja në Tiranë në 19.15.
Përfshihet në udhëtim
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Nuk përfshihet:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Nuk është përfshirë Trageti në Venecie.
- Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
- Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
- Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si agjensi përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.