AMSTERDAM – 4 DITE ME GUIDE
Përshkrimi
NISJE DATE; 30 DHJETOR NGA TIRANA
Programi
Dita e Parë
Fluturimi direkt Tiranë - Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbrritja në Eindhoven në orën 09.55. Transferimi me
Autobus në Utrecht. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje
në Hotel
Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni
pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e
bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me
kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.
Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe
monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.
Dita e Katërt
Mëngjesi në Hotel. Nisja per në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 10:40. Mbrritja në Tiranë në orën
13:10.
Përfshihet në udhëtim
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.
Nuk përfshihet:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.