Zgjidh Krishtlindje në Londër, nuk do të të mungojë asgjë!

Raste për të mos u humbur, mjafton të zgjedhësh mes patinazhit dhe darkës në Tamigi ose më Harry Potter. Dhe për të përfunduar duke bërë shopping.

Londra si qytet poliedrik, me një jetë intensive dhe frenetike, me monumente të jahstëzakonshme, mijëra teatro, muze dhe galeri arti është një nga destinacionet e preferuara të shumë njerëzve nga çdo cep i botës. Por festa e Krishtlindjes e bën këtë qytet akoma më magjik; rrugët, sheshet, shtëpitë dhe dyqanet përfshihen nga një atmosferë e shndritshme dhe e gëzuar që i jep Londrës një nur të ri . Ja gjashtë sugjerimet që ta ktheni Krishtlindjen tuaj  në kryeqytetin britanik një moment të pasur me magji dhe emocione.

8

Patinazh në akull në “London Eye” – Pika më e lartë e Europës është një vend që s’duhet humbur pa u parë për çdokënd që dëshiron të miklojë dritat e Krishtlindjes që shkëlqejnë  Londrën: por këtij peizazhi dhe spektakli, pse të mos ti shtosh edhe dy xhiro me gjithë shpejtësinë e mundshme në pistën e patinazhit të instaluar 135 metra nga terreni? “Eyeskate” është i hapur deri në 3 janar 2023, nga ora 10 deri në orën 21.

1

Krishtlndje në  Hogwarts – Kush nuk e ka dashur  mensën magjike të Hogwarts në  filmin e Harry Potter, me tavolinat e mbushura me ushqime delikate dhe të paharrueshmin “tavanin kadife të zezë të gdhendur me yje”? Këtë vit vendi magjik do të  mirëpresë darkën e Krishtlindjes të organizuar nga  Warner Bros. Dhe kulmi i magjisë festive është që të rritur e të vegjël do të rijetojnë vendet më emblematike të filmit .

2

Mund të asistosh në komeditë tradicionale të Krishtlindnjes – Anglia është Atdheu i pantomimës, një përfaqësim tradicional teatral që bën bashkë këngë, kërcime dhe histori antike. Tipike e periudhës së Krishtlindjes dhe ideale për të festuar ardhjen e Vitit të Ri. Të asistosh në një ngjarje të tillë, është një rast për të mos u humbur për  t’u zhytur në bukurinë e kulturës dhe artit anglez. Tek Hackney Empire mund të marrësh pjesë në spektaklin “Jack dhe fasulja magjike”, një nga komeditë më të bukura dhe më të famshme të të gjitha kohërave, perfekte edhe  për më të vegjlit, e cila jepet deri në 3 janar 2023.

DUABI

Darka e Krishtlindjes në Tamigi – Pse të mos i kurorëzosh pushimet e Krishtlindjes me një darkë luksi? Për ti bërë homazh kryeqytetit të mrekullueshëm, mund të zgjedhësh për të provuar  menutë e shijshme dhe pijet e rafinuara duke lundruar në ujërat e Tamigit, për një kroçierë të vogël prej tre orësh e një çerek deri në Greenwich dhe të kthehesh.

3

Dizainet më të mira angleze – Dekorime për shtëpi, dhurata të këndshme për të rritur e fëmijë, arturina e deri tek ëmbëlsirat dhe pijet e shtrenjta: gjithçka karakterizohet nga dizaini shumëngjyrësh anglez, me qëllim për t’i dhënë një tis origjinal më shumë dhuratave të Krishtlindjeve të këtij viti. Në “Conrad Shops” mund  të realizohen dëshirat e gjithë familjes.

9

Shopping si VIPat në Westfield – Westfield në Londër e Stanford janë të famshëm për të qenit qendrat më të mëdha tregtare në Europë: shumë dyqane dhe restorante për çdo shije, të dekoruar me drita shumëngjyrëshe dhe aksesorë të tjerë festivë, një parajsë e vërtetë për të dashuruarit pas shopping. Në të njëjtën kohë ideal për të rrëmuar për dhuratat e Krishtlindjes.

6

Duke shëtitur nëpër Pragë

Duke shëtitur nëpër Pragë

Praga është kryeqyteti (prej 1993) dhe qyteti më i madh i Republiëks Çeke. Qendër politike dhe kulturore e Boemisë dhe e shtetit Çek për më shumë se 1100 vjetë, mes shekullit  XIV dhe  shekullit  XV, ka qenë edhe kryeqyteti i Perandorisë Roamke.

Praga është një qytet me një bukuri të jashtëzakonshme, që mund të shijohet dhe eksplorohet për muaj për të mos thënë për vite me radhë. Është një tip “qytetiprej përralle’ për atmosferën magjike dhe e dalë pak prej kohës ku jetojmë! Nuk mjaftojnë fjalët për  ta përshkruar, por kujtimi i këtij qyteti, atij që e viziton i mbetet përherë në mendje..”

Dëshironi ti bëni një dhuratë të paharrueshme familjes tuaj? Pranvera dhe për pak troket. Fëmijët do të kënaqeshin shumë në rrugët e parqet e Pragës.

Çfarë mund të shohësh në Pragë gjatë qëndrimit

Qytetin e Ri, Seshin e Qytetit të Vjetër, Lagjjen Hebraike

Qyteti i Ri

1

Nisim turin në Sheshin “Shën Venceslao” (Vaclavske namesti), qendra tregtare dhe historikisht një vend takim i rëndësishëm për çekët. Nëse i hidhni sytë lart, mudn të shikoni dy monumente të rëndësishëm –statujën e” Shën Venceslao” mbi kal dhe  Muzeun Kombëtar. Ndërsa ecni përgjatë sheshit (që është një rrugë e gjerë, më shumë se një shesh) drejt Qytetit të Vjetër , kthehuni në të djathtë në fund të të kësaj rruge dhe hyni në zonën pedonale të Prikope Na. Në të majtën tuaj , në një moment do të shikoni një ndërtesë shumë të bukur, Teatrin Estates, ku Mozarti vetë ka drejtuar  Don Giovannin e tij më 1787. Nëse këtu ktheheni në të djathtë, do të shikoni Kullën gotike të “Pluhurave” (quhet kështu për arsye të pluhurit të barutit që ruhej) dhe Bashkinë, një nga godinat më të famshme  “Art Nouveau” të  Pragës, rezidencë e Orkestërs Simfonike të Pragës. Duke u kthyer mbrapsht në largim nga Bashikia, ndiqni “Via Reale” që do t’ju çojë në Seshin e Qytetit të Vjetër, në zemrën e e qendrës historike, dhe në ngjitje Kështjella e Pragës.

Sheshi i Qytetit të Vjetër

Aerial shot showing the Charles bridge.

Në Sheshin e Qytetit të Vjetër, do të shikoni kishën Tyn, statujën e reformatorit fetar Jan Hus (që u dogj në Kishën Katolike më 1415), dhe Ora e famshme Astronomike. Në pjesën e sipërme të çdo ore, 12 apostujt, sipas turneve, dalin nga dy dritare të vogla mbi orë. Në të njëjtën kohë, figurat që simbolizojnë vdekjen, vanitetin, lakminë, dhe pushtuesin ottoman të vendosura përreth me zilen e zgjimit. Sheshi mbushet plot e për pltot me turistë  përpara spektaklit. Shijojeni këtë pamje të ulur në  një bar. Për të parë më mirë sheshin, mund të paguani një taksë hyrjeje dhe merrni ashensorin në Hall Toëer, prej  ku do të keni përballë një pamje vërtet fenomenale. Gjithashtu përpiquni të mos u mbetet pa parë Kishën baroke të Shën Nikolës, Kinsky Palace që mirëpret koleksionin e Galerisë Kombëtare të Grafikës, dhe shtëpinë e gurit Bell, një pallat gotiktë qytetit relaksues të shekullit të 14.

Lagjja hebraike

Sinagoga_Vecchia-Nuova_di_Praga

Rruga e gjerë e quajtur “Rruga Parisi” (ulice Parizska), me një numër të madh dyqanesh dhe restorantesh luksi, do t’ju çojë në lagjjen hebraike, që daton prej shekullit  të 13. Muzeu Hebraik, një nga më të mirët e llojit të vet në botë, menxhon: Sinagogën Maisel, Sinagogën Pinkas (memorialin  e Holokaustit), Sinagogën e mrekullueshme Spagnjolle, varrezën e vbetër hebraike , Sinagogën Klausen, dhe Hall cerimonial. Ndërtesat dhe koleksionet e Muzeut duhen parë patjetër, por duhet të keni parasysh se vizita do të zgjasë tre orë, të paktën..

Nuk duhen humbur dhe Zona e Kështjellës së Pragës, Qyteti i Vogël, Ura Karlo

Praga ka kopshte të mrekullueshme. Shëtisni me fëmijët tuaj, do të mrekulloheni.

Shëtitjet

Petrin

Nëse jeni ngopur me rrugët e tejmbushura me njerëz dhe keni nostalgji për përqafimin e gjelbër të natyrës,  ju këshillojmë të kaloni një mëngjes në kodrën Petrin.

Muzetë

national_museum_in_prague

Janë të shumtë, por ju mund të përzgjidhni sipas kohës dhe humorit. Galeria Kombëtare, Muzeu i Artit Dekorativ, Muzeu Kampa,.

Shopping

cristallo-boemia

Ato çfarë mund të blihen në Pragëjanë objekte qelqi e kristali (gjithçka, nga gotat tradicionale, llampadarët e kristalit dhe objekte artistike të rafinuara), arturina, aksesorë për shtëpi dhe objekte artistike,libra, libra fotografie, CD të muzikës klasike, lodra për fëmijët (veçanërisht në dru),vepra arti, etj.