Përshkrim
Suedia, (Suedisht: Sverige) zyrtarisht Mbretëria e Suedisë (Suedisht: Konungariket Sverige), është një shtet skandinav në pjesën veriore të Evropës. Suedia kufizohet me Norvegjinë në perëndim dhe Finlandën në lindje dhe është e lidhur me Danimarkën nëpërmjet urës mbi ngushticën Öresund.
Me një sipërfaqe prej 450.295 kilometra katrorë Suedia është vendi i tretë më i madh në Bashkimin Evropian dhe i pesti në Evropë për nga sipërfaqja. Popullsia e Suedisë është rreth 10.4 milion. Suedia ka një dendësi të ulët të popullsisë prej 25 banorë për kilometër katrorë me popullsinë përqendruar kryesisht në pjesën jugore të vendit. Rreth 85% e popullsisë jetojnë në zonat urbane. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Suedisë është Stokholmi.