Përshkrim
Mbretëria e Spanjës (spanjisht dhe galisht: Reino de España ose España; katalanisht: Regne d’Espanya; ne gjuhen baske: Espainiako Erresuma) ndodhet në gadishullin e Pirenejve, në Evropë. Eshtë shtet amtare të Bashkimit Europianë qe ne viti 1986(pra ka më shumë se tridhjetë vjet brenda tij) dhe të Nato’s
Në perëndim të saj ndodhet Portugalia, në jug Gjibraltari dhe Maroku. Me Pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe Principatën e Andorrës. Pjesë të Spanjës janë edhe disa ishuj në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik.
Mbretëria e Spanjës në Gadishullin e Iberisë zë një sipërfaqe prej 509 990 km² (së bashku me ishujt Kanarie, Baleare, Ceuta dhe Melilla) në të cilën jetojnë rreth 47 milion banorë. Spanja ka kryeqytet Madridin. Gjuha zyrtare është spanjishtja.
Sipas Kushtetutës së 29 dhjetorit të 1978-ës (ndryshimet e fundit më 1992) Spanja është Mbretëri parlamentare e trashëgueshme. Kreu i shtetit është Mbreti, ndërsa Parlamenti është organi ligjvënës dhe përfaqësues i popullit (Cortes Generales).
Lexo më shumë mbi Spanjën