Përshkrim
Republika Portugeze apo Portugalia (Portugalisht: República Portuguesa) është shtet i ndodhur në pjesën jug-perëndimore të Evropës, me dalje në Oqeanin Atlantik. Portugalia kufizohet në perëndim dhe jug nga Oqeani Atlantik dhe në lindje dhe veri nga Spanja. Në përbërje të shtetit Portugez hyjnë edhe disa ishuj në Oqeanin Atlantik, si: ishujt e Açores dhe Madajra.
Kryeqytet i Portugalisë është Lisbona.
Vendi në të cilën është krijuar kjo republikë, ka pasur një lulëzim konstant po thuaj gjatë 3100 viteve të dominimit të perandorive dhe kulturave të ndryshme që nga iberianët, tartesonët, keltët, fenikasit, kartagjenasit, grekët, romakët, fiset gjermane dhe murishtë. Të gjitha kulturat e këtyre perandorive, mbretërive e popujve të njohur, kanë lënë gjurmë në këtë vend.
Lexo më shumë mbi Portugalinë