Përshkrim
Norvegjezët janë pasardhës të vikingëve, një popullsi skandinave që luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë europiane mes viteve 800 dhe 1100. Gjatë periudhës vikinge, krahinat që sot janë pjesë e Norvegjisë, filluan të bashkohen gradualisht nën një mbret të vetëm. Mbreti Harald Hårfagre mori nën kontroll pjesën jugore dhe atë perëndimore të Norvegjisë pas betejës së Hafrsfjord-it, në vitin 880, dhe themeloi mbretërinë e tij me qendër në Avaldsnes në Karmøy.
Në vitin 1995, mbreti Olav Tryggvason ndërtoi kishën e parë në Norvegji në Moster (Bømlo), dhe filloi konvertimin e norvegjezëve në fenë e krishterë. Pas betejës së Stiklestad-it, në vitin 1030, feja e krishterë u bë fe shtetërore e Mbretërisë së Norvegjisë. Pas një periudhe gati 100 vjeçare me luftë civile, në vitin 1130, mbreti Sverreætten arriti të shtrijë pushtetin e tij në të gjithë Norvegjinë. Mbretëria e Norvegjisë arriti kulmin e fuqisë së saj (në aspektin ushtarak, ekonomik dhe kulturor) gjatë sundimit të mbretit Håkon Håkonssen.
Lexo më shumë mbi Norvegjia