Përshkrim
Belgjika (Holandisht: België; Frëngjisht: Belgique; Gjermanisht: Belgien) zyrtarisht Mbretëria e Belgjikës, është një shtet në Evropën Perëndimore dhe kufizohet me Holandën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Francën. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 30,689 km2 dhe ka një popullsi prej më shumë se 11.5 milionë. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Brukseli; qytete të tjera të mëdha janë Antwerp, Gent, Charleroi, Liège, Bruges, Namur dhe Leuven. Ndikimi i përhershëm i gjermanishtes dhe asaj romake kanë përshkruar dhe ndarë kulturën dhe linguistiken belge. Belgët flasin kryesisht dy gjuhë: gjuhën flame (neederlands) e folur në veri dhe frëngjishtja në regjionin Valon, në jug të Belgjikës. Regjioni kryesor i saj është ai i Brukselit në të cilin zyrtarisht fliten të dy gjuhët. Pakicë e njohur zyrtarisht janë folësit e gjermanishtes që në ditët e sotshme jetojnë në lindje të vendit. Këto dallime gjuhësore reflektohen edhe në politiken e tanishme të Belgjikës dhe në jetën belge.
Lexo më shumë mbi Belgjikën